Zv/ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se KQZ-ja e ka shkelur ligjin, me rastin e ndarjes së numrit për Listën Serbe, për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kjo pasi, sipas Sallahut, KQZ do të duhej ta priste vendimin përfundimtar të PZAP-së, atje ku VV është ankuar për certifikimin e Listës Serbe.
“Në bazë të nenit 130 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, akti administrativ pezullohet përderisa të vendoset ankesa në organin më lartë, në rastin konkret, në PZAP. Kqz ka shkelur ligjin me rastin e ndarjes së numërit për subjektin politik Lista Serbe, duke mos pritur vendimin përfundimtar të PZAP-së”, ka shkruar Sallahu.