Edhe pse sot është thirrur protesta e Sali Berishës në selinë e Partisë Demokratike, kreu i kësaj partie, Lulzim Basha, duket se e konsideron një ditë normale pune.
Sot, në orën 11:00, një orë para nisjes së protestës, është thirrur një mbledhje e Kolegjit të Kryetarëve të Partisë Demokratike, për të diskutuar mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë.
Ndërkohë, Lulzim Basha është paraqitur në seli pak pas orës 08:00 të mëngjesit.
A2 CNN ka siguruar mesazhin që Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i ka dërguar kryetarëve të degëve.
“Të nderuar Kryetarë, të shtunën, datë 8 Janar, ora 11:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do t’i nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë, e cila do të mblidhet po atë ditë”, lexohet në mesazh./A2/