Zgjedhjet e djeshme lokale në Republikën e Shqipërisë kanë tronditur opinionin me humbjet e opozitës dhe fitoret e kandidatëve të kryeministrit Edi Rama. Një gjë të tillë, Mero Baze, po e quan “shpallje non grata” edhe nga shqiptarët për Sali Berishën.
Berisha ishte shpallur “non grata” edhe nga Departamenti amerikan i Shtetit, vendim ky të cilin e kishte kontestuar madje edhe përmes mjeteve legale.
Dhe pikërisht një fakt të tillë, e ka përdorur si alegori analisti Baze për të përshkruar atë që duket se ndodhi dje.
Sali Berisha duket se po pëson humbjen më të rëndë deri tash gjatë karrierës politike. Nga 61 bashki, ai kryeson në vetëm 7 sosh.
“Sali Berisha “non grata” dhe nga shqiptarët” – vazhdon ai, pasi publikoi një hartë të Shqipërisë që duket gati e gjitha në ngjyrë rozë.