GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Sali Berisha: Furnizova me naftë Serbinë sepse në Kosovë ngeleshin tokat pa punuar

13/01/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme, Shqipëri
Koha e leximit:2 mins read
Sali Berisha: Furnizova me naftë Serbinë sepse në Kosovë ngeleshin tokat pa punuar
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka folur mbrëmjen e sotme për heqjen e embargos së naftës ndaj Serbisë në kohën e luftës në Kosovë.

Ai tha se e mori këtë vendim sepse penalizonte Kosovën dhe pothuajse fare Beogradin. Berisha u shpreh në RTK se embargoja bëri që toka në Kosovë të mbetej pa punuar pasi çmimi i punimit të tokës ishte më i lartë se fitimi nga prodhimet.

“E vërteta është që qeveria shqiptare e Berishës ishte e vetmja që kërkonte heqjen e embargos sepse penalizonte Kosovën dhe pothuajse fare Beogradin. Naftën e kontrollonte Beogradin. Naftën e merrte nga Danubi. Në Kosovë 40-50% e tokës mbeti dierr. Nuk e punonin më. Sepse shkoi çmimi i punimit më i lartë se fitimi nga prodhimet. Të gjithë krizën e naftës e përjetonte Kosova. Nuk desha që kjo krizë e naftës të binte mbi Kosovën. Kosova kishte tokë pjellore. Unë kërkoja publikisht heqjen e Embargos. Raportet e OKB tregojnë se 96% të naftës Serbia e merrte nga Danubi. Për të zbatuar ligjin ndërkombëtar. Sali Berisha ka bërë gjithçka”.

“A kishte shkelje? Natyrisht që po. Zonat kufitare tregtonin naftë me mushka dhe gomarë. A mund të urdhëroja unë zonat kufitare të vrisnin një person për një bidon naftë? Nuk mund të pranoj unë që të qëllohet për një bidon naftë. Nuk kanë qenë vetëm këto. Nëse shkelje e embargos quhet transportimi i naftës me mushka dhe gomarë, ky është slogan i enveristëve. Ngarkesa të tëra me barut i janë dhënë Bosnjës dhe Kroacisë, në dy vende për luftë kundër Serbisë. Është vendi që ka ndihmuar falas me materiale ushtarake. Kishte një lloj akordi. Qëndrimi ndaj luftës ka qenë më i ashpri kundër Serbisë. Nuk e ndjej fare. Duke kundërshtuar embargon që ndëshkonte Kosovën kam zbatuar ligjin ndërkombëtar. Nuk kam urdhëruar të qëllohen fshatarë për një bidon naftë. Kam urdhëruar të kapen por jo të qëllohen. Sali Berisha ka dhënë një kontribut në luftën kundër Serbisë duke dërguar armatimet në Bosnjë dhe Kroaci”, deklaroi Berisha.

Tags: Sali Berisha
ShareTweetShare
Previous Post

Fortesa e Anadrinit “Është gjaku ynë që nuk falet” pjesa III

Next Post

Lajmi i Fundit- Tenton ta shkel Policin, polici shtien me armë në drejtim tij (Video)

Next Post
Lajmi i Fundit- Tenton ta shkel Policin, polici shtien me armë në drejtim tij (Video)

Lajmi i Fundit- Tenton ta shkel Policin, polici shtien me armë në drejtim tij (Video)

Lajmet e fundit

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.