Mohamed Salah doli kundër këshillave të Liverpool dhe u aktivizua me kombëtaren e Egjiptit.
Lojtari më i mirë i Egjiptit nuk e la kombëtaren keq edhe kur një gjë e tillë iu kërkua nga Liverpool.
Ndonëse duhej t’iu nënshtrohej testeve me rreze X, Salah vendosi të luante në kualifikueset e Afrikës.
“Salah vuante nga një lëndim, por luajti ashtu”, ka thënë trajneri i Egjiptit, Ehab Galal, transmeton lajmi.net.
“Ai refuzoi kërkesën e Liverpool për rreze X para ndeshjes, por do t’i nënshtrohet tani”, shtoi tutje ai.
Mo Salah ndërkohë lidhet me një largim të mundshëm nga Liverpool dhe këto lajme vetëm sa mund të përkeqësojnë situatën mes tij dhe ‘Reds’.