Mohamed Salah raportohet se është afër rinovimit të kontratës me Liverpoolin.
Kontrata aktuale e tij me “Të Kuqtë” skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, derisa kohëve të fundit është spekuluar shumë rreth të ardhmes së tij.
Por, sulmuesi egjiptian pritet që të mbetet në “Anfield” edhe më gjatë, transmeton Gazeta Express.
Sipas “Football Insider”, marrëveshja mes palëve po duke gjithnjë e më afër. Liverpooli thuhet se po përgatitet për raundin final të bisedimeve.
Kurse, Salah thuhet se është i gatshëm për të nënshkruar kontratë të re, të vlefshme deri më 30 qershor 2026.
29-vjeçari është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2017. Ai deri më tani ka regjistruar 251 paraqitje në të gjitha garat, ku ka shënuar 155 gola dhe ka shtuar 63 asistime.