GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

“Sakatu e kanë “Fitoi tender gati 50 mijë me dokumente të rreme, dënohet me 5 mijë euro

07/02/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
“Sakatu e kanë “Fitoi tender gati 50 mijë me dokumente të rreme, dënohet me 5 mijë euro
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit, Jasmir Morina, duke e dënuar me 4 mijë e 780 euro gjobë, pasi pranoi fajësinë se kishte paraqitur dokumentacion të rremë, me qëllim të mashtrimit në procedurat e prokurimit publik me ç’rast ishte shpallur fitues i tenderit prej 47.058.03 eurove.

Aktgjykimi ndaj tij u shpall të hënën nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Islam Thaci, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndaj të pandehurit Morina është shqiptuar edhe dënimi plotësues, ndalimin e marrjes pjesë në procedurat për dhënien e kontratave në prokurim publik prej 1 (një) viti, nga dita kur vendimi të merr formën e prerë.

Gjyqtari Islami ka njoftuar se komfor Nenit 363, paragrafi 1t, nënparagrafi 1.1 të KPPRK-së, për të akuzuarin Morina për veprën penale dispozitivi II, i refuzohet akuza.

Tutje, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Uka i akuzuari Jasmir Morina, ka deklaruar se e ka kuptuar në tërësi aktakuzës dhe e ka pranuar fajësinë për veprën penale të dispozitivit 1 të aktakuzës, përkatësisht “keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Islam Thaçi, ka aprovuar pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit, me arsyetimin se pranimi i fajësisë është bërë konform përshkrimit si në dispozitivin 1 të aktakuzës, dhe se pranimi i fajësisë është bërë pas këshillimeve me mbrojtësin e tij.

Gjyqtari Thaçi, ka njoftuar që sa i përket veprës penale “rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” të përshkruar si në dispozitivin 2 të aktakuzës, meqë prokurori i çështjes ka hequr dorë nga aktakuza, merret aktgjykim refuzues, gjegjësisht për të pandehurin refuzohet akuza.

Seanca gjyqësore ka vazhduar me deklarimin e palëve lidhur me dënimin, ku prokurori Uka i ka propozuar gjykatës që me rastin e llojit dhe lartësisë së dënimit të merren parasysh të gjitha rrethanat rënduese dhe lehtësuese në mënyrë që dënimi të jetë i arsyeshëm.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Jasmir Morina, avokati Mustafë Musa, i ka propozuar gjykatës që me rastin e marrjes së vendimit ta ketë parasysh zbutjen e dënimit, duke kërkuar që ndaj të mbrojturit të tij, të shqiptohet një dënim sa më i butë.

Sipas aktakuzës së ngritur me 8 dhjetor 2021, gjatë muajit shtator të 2021, i pandehuri duke shkelur me vetëdije rregullat e prokurimit publik gjatë ofertës për dhënien e kontratës së prokurimit publik me titull “Renovimi dhe meremetimi i objekteve spitalore” dhe “ Rregullimi i nxehjes qendrore” në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, në mënyrë të kundërligjshme, duke paraqitur dokumentacion të rremë, me qëllim të mashtrimit në procedurat e prokurimit publik dhe me qëllim të ndikimit në vendimin e autoritetit kontraktues në procedurën e prokurimit publik dhe kishte arritur të shpallej fitues i tenderit prej 47,058.03 euro.

Aktakuza sqaron veprimet e të pandehurit, në atë mënyrë që në dokumentacionin ofertues ka paraqitur diplomën e inxhinieres së arkitekturës F.K., duke e prezantuar si pjesë të stafit të kompanisë së tij “Tribune” Sh.P.K., pastaj duke e prezantuar një kontratë mbi vepër të cilën e ka nënshkruar në emër të F.K., duke përpiluar CV dhe referenca me përmbajtje të rreme, të kompanisë së tij, gjithashtu kishte paraqitur edhe dy referenca të lëshuara nga kompanitë “GJK Keno” dhe “TIC Consulting” duke e prezantuar F.K., se kinse e njëjta në cilësinë e inxhinieres kishte qenë pjesë e stafit mbikëqyrës të këtyre dy kompanive.

Me çka ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, nga Neni 415, parag. 3 lidhur me parag. 1 të KPRK-së, e dënueshme me gjobë dhe burgim deri në pesë (5) vjet. /BetimipërDrejtësi.

Tags: Gjykata Gjilan
ShareTweetShare
Previous Post

Zhvillime të reja : Shkarkohet kryetari i Kuvendit të Malit të Zi

Next Post

Edhe nga FSK, dhjetra ushtarë aplikojnë për viza pune në ambasadën e Gjermanisë

Next Post
Edhe nga FSK, dhjetra ushtarë aplikojnë për viza pune në ambasadën e Gjermanisë

Edhe nga FSK, dhjetra ushtarë aplikojnë për viza pune në ambasadën e Gjermanisë

Lajmet e fundit

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

21/05/2025
Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

21/05/2025
16 ditë fushatë kaluan, nga VV thonë se ende nuk e kanë gati programin

E pranon deputeti i VV-së: Propozimi për seancë një herë në javë, ishte gabim

21/05/2025
Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

21/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

21/05/2025
Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

21/05/2025
16 ditë fushatë kaluan, nga VV thonë se ende nuk e kanë gati programin

E pranon deputeti i VV-së: Propozimi për seancë një herë në javë, ishte gabim

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.