“Vallahin bre motër për bukë të gojës e kam”
Dyqani i cili për veprimtari kryesore ka shitjen e disa produkteve shtëpiake, mund të ketë njohuri të thella, aq sa të bëjë një kënd të veçantë me pajisje elektronike, kjo nuk ndodh shpesh në Kosovë.
Por që në qytetin e Pejës ndodhin edhe të tilla fenomene. Shitorja nën pseudonimin SAKA, përveç shitjes së gotave e produkteve plastike, ilegalisht kishte shitur edhe IPTV.
Me provën në duar, Saka u përball direkt me shkeljen që kishte bërë, mirëpo si rrallë herë, ai ishte plotësisht i vetëdijshëm që ajo të cilën po e bënte ishte kundër ligjit.
Me arsyetimin se e dinte se çfarë po bënte, ai nuk deshi të deklarohej para kamerës së emisionit. Mirëpo, nuk i shpëtoi kamerës së fshehtë.
E frikën se mund të kapet nga organet gjegjëse dhe të dënohet, pronari e largon duke e quajtur veten “peshk të vogël” në gjithë këtë veprimtari.
Madje duke u munduar disi ta arsyetojë vetën, Saka shpjegon se kualiteti i shërbimeve që ofron është goxha i dobët pikërisht për faktin se është ilegal.
Duket se Saka nuk ishte i saktë në të gjitha deklarimet e tij. Përveç faktit që ai e kishte pranuar që në fillim të bisedës së ishte i vetëdijshëm për shkeljet që po bënte, fare në fund kishte thënë se ka shumë pak përfitime financiare nga IPTV ilegale duke qenë se këtë rrjet e shpërndan vetëm për të afërmit e tij.
Mirëpo, burimet e emisionit nuk e thonë të njëjtën. Ky biznes numëron deri në 3 mijë klientë, të cilëve i njëjti iu kryen shërbime për çdo muaj.