Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka bërë thirrje për aplikim për logon e re të kryeqytetit.
Ajo shkruan se identiteti i ri nuk është vendos më herët që për t’u bërë shpallja sa për sy e faqe, ndaj u ka bërë thirrje të gjithë ideatorëve, që të aplikojnë sepse një gjë e tillë siç specifikon ajo, ia vlenë, përcjell klankosova.tv.
”Logoja e re e Prishtinës nuk është gati. Identiteti i ri nuk është vendosë më herët qe tash e kemi shpallë thirrjen sa për sy e faqe.
E di qysh është me qenë në sektor dhe me hezitu me apliku në tendera të institucioneve. Më keni shkru pa fund: a ja vlen? PO! Aplikoni.
Më pyetni çkado që keni nevojë. Mos e humbni mundësinë me qenë pjesë e krijimit të identitetit të qytetit tënd”.