Mediat belge kanë bërë një shkrim lidhur me lirimin nga burgu të Safet Bajrit, i cilësuar si “i forti” i Shkodrës.
Mediat belge shkruajnë se Sefet Bajri, 38-vjeçari ishte i dënua me 22 vite burg në Belgjikë, u lirua pas 6 viteve heqje lirie në Shqipëri.
“Dikur ai mori pushtetin në botën e krimit të Brukselit dhe ishte gangsteri më i kërkuar në vendin tonë. Kryekrimineli shqiptar Safet Bajri 38 vjeç u lirua së fundmi nga burgu shqiptar, ku vuante dënimin me 22 vite burg që ishte dënuar në Belgjikë. Ai u detyrua ta vuante atë dënim në Shqipëri, sepse vendi ynë e kishte dëbuar shumë herët. Pas gjashtë vjetësh, dënimi tashmë është lënë i liri” thuhet në artikullin e “nieuësblad”.
“I forti” i Shkodrës është dënuar në Bruksel me 9 vite burg për trafik droge dhe prostitucion. Në mungesë të ekstradimit, atij ju njoh dënimi në Belgjikë dhe vuajtja e 3 viteve atje, kurse në Shqipëri duhet të përfundonte dhe pjesën tjetër.
Safet Bajri u arrestua në Tiranë në shtator 2018, me kërkesë të autoriteteve belge. Në Belgjikë ai është dënuar dy herë, fillimisht, në vitin 2015 me 9 vjet burg, dhe pastaj në vitin 2017 me 13 vjet burg. Sipas policisë belge, shkodrani ka qenë njeriu që kontrollonte tregun e prostitucionit në Bruksel.