Gazetari, Arlind Sadiku është shprehur se po befasohet me njerëzit që po rreshtohen nga ana e Serbisë, për faktin që ai bëri simbolin e shqiponjës, e që po konsiderohet si diçka e keqe.
Përndryshe, kjo i kushtoi Sadikut pasi që iu hoq akreditimi për të raportuar nga ndeshjet e Kampionatit Evropian, njofton Klankosova.tv.
“Ndeshja mes Anglisë dhe Serbisë në Kampionatin Evropian ishte quajtur ndeshja me rrezikshmërinë më të lartë, ishin masat më të mëdha që kishte marrë UEFA në historinë e vet për një ndeshje të Kampionatit Evropian, duke angazhuar forca, njësi speciale të jashtëzakonshme, jashtë stadiumit, në qytet, brenda stadiumit”, tha Sadiku.
“Problemet kishin filluar shumë më herët sesa në stadium që ndodhi ky ekses, sepse pati përplasje mes tifozërive, pati raportime dhe nga mediat e huaja që pati të përfshirë dhe shqiptarë, megjithëse nuk është konfirmuar saktë nga policia gjermane nëse pati apo jo shqiptarë”.
“Tifozët nuk i pengonte askush që bënin thirrje ‘Kosova është Serbi’, askush nuk i pengonte që kishin flamuj të Serbisë me hartën e Kosovës në të, hunë lirisht pas asnjë problem, dhe ti ndikohesh me të”.
“Shumë njerëzve po iu duket që kam bërë keq, unë po befasohem me të vërtetë nga njerëzit se si po e gjykojnë dhe se si po rreshtohen nga serbët që janë ankuar një popull i tërë dhe po bëhen me serbët e po ankohen që unë kam bërë keq që unë kam bërë shqiponjën. Kjo për mua është e pabesueshme”, u shpreh Sadiku.