Në familjen e këngëtarit Sabri Fejzullahu sot ka festë.
Sot bashkëshortja e këngëtarit feston ditëlindjen ku urime të shumta mori ajo nga miqtë, familjarët dhe fansat.
Ndërsa vet Sabriu erdhi me një dedikim të veçantë me rastin e ditëlindjes së bashkëshortes.
“Dashurinë, respektin kujdesin e përkushtimin që e kam pasur dhe e kam për ty, e din vetëm zemra ime. Shumë të kam dashur, shumë të dua, e do të dua përjetësisht se të kam gravurë në zemër”, ishte mbishkrimi i tij.
Kujtojmë se Sabriu dhe Nera janë prindër të dy fëmijëve.