Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu, do të rikthehet me një rol për të parën herë pas afro 30 vjetësh.
Profesionin e aktorit, ai e kishte lënë anash viteve të fundit, për t’iu përkushtuar karrierës në muzikë.
Lajmin se do t’i kthehet aktrimit e ka bërë të ditur vetë këngëtari, përmes një postimi në Instagram.
“Pas 30 viteve, me ktheu prap ne aktrim, miku im, aktori me i madh dhe me i njohur shqiptar ne Europen Juglindore Ilir Tafa. Me Ilirin dhe Shkumbinin besoj do te ja dal!”, ka shkruar Fejzullahu./Express