GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Sa vota të deputetëve duhen për t’u mundësuar tërheqja e 30 për qind të kursimeve nga Trusti?

05/04/2022
në Ballina, Ekonomi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarët e Kosovës së fundmi janë përballur me rritje enorme të çmimeve, si të produkteve ushqimore bazë, ashtu edhe të derivateve e shërbimeve të tjera.

Për t’i ndihmuar qytetarët që ta tejkalojnë më lehtë krizën ekonomike të shkaktuar, Partia Demokratike e Kosovës, si partia më e madhe opozitare në vend, ka propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.

Deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së më 9 mars ka dorëzuar në Kuvend Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili do të mundësonte tërheqjen e këtyre mjeteve.

Për procedurën dhe shumicën parlamentare që nevojitet për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, lajmi.net ka kontaktuar me Eugen Cakollin nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Cakolli tregoi se Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit në fjalë, është procedurë e rregullt.

“Aplikohet procedura standarde për miratimin e projektligjit. Duhet ndjekur një procedurë që zgjatë afërsisht rreth 3 muaj, por meqë kemi të bëjmë me një ndryshim të vetëm, mund të ketë edhe përshpejtim të procedurës”, tha ai.

“Fillimisht duhet të merret një mendim nga qeveria, në rast se iniciohet nga Kuvendi – procedurë kjo që merr përafërsisht një muaj kohë. Pastaj projektligji të kalojë në Komisionin për Buxhet dhe Transfere. Të krijohet grupi punues, të merren rekomandime, të kalohet në lexim të parë dhe të priten rekomandime për leximin e dytë, të kalohet në lexim të dytë dhe në fund presidentja dekreton apo të vendosë për refuzimin e projektligjit”.

Sa i përket shumicës parlamentare, Cakolli bëri të ditur se në sallën e Kuvendit duhet të jenë të pranishëm 61 deputetë, 31 prej të cilëve duhet të votojë për.

Por, siç shpjegoi ai, sa më i madh të jetë numri i deputetëve që marrin pjesë në votim, aq mq i lartë duhet të jetë numri i deputetëve që votojnë për.

“Pra, duhet të paktën 50 për qind +1 të votojnë pro atij projektligji”.

Sipas propozimit të PDK-së, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale kërkohet që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.

Ata që kanë deri 20 mijë euro – 25 për qind, nga 20 mijë deri 30 mijë – 20 për qind.

Për kontributpaguesit që kanë kursime pensionale në shumën prej 30 mijë eurosh – 15 për qind dhe ata mbi 40 mijë euro – 10 për qind të shumës.

Një tërheqje e ngjashme deri në 10 për qind është bërë në vitin 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Në raportin e gjashtëmujorit të parë të 2021-ës, Fondi i Kursimeve Pensionale, ka njoftuar se nga Trusti janë tërhequr mbi 198 milionë euro nga më shumë se 427 mijë kontribuues.

“Gjatë këtij gjashtëmujori u përmbyll me sukses edhe procesi i tërheqjes së 10%-shit, përmes të cilit 427,363 kontribuues i tërhoqën mbi 198 milionë euro, me fitim mesatar prej 24.2%“, thuhej në njoftim

Tags: deputetetkosovesKuvendiTrusti pensionalvotat
ShareTweetShare
Previous Post

Dy politikanë “të dashuruar” pas Rusisë, Vuçiq dhe Orban fitojnë zgjedhjet në vendet e tyre – çfarë do të thotë kjo për Putinin?

Next Post

Barcelona shet 50 mijë biletat e lëshuara në më pak se një ditë

Next Post

Barcelona shet 50 mijë biletat e lëshuara në më pak se një ditë

Lajmet e fundit

Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës

Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës

23/05/2025
Përpjekja e 20-të për konstituimin e Kuvendit zhvillohet sot

Përpjekja e 20-të për konstituimin e Kuvendit zhvillohet sot

23/05/2025
Mot me diell e me vranësira

Mot me diell e me vranësira

23/05/2025
Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës

Aksident me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës

23/05/2025
Përpjekja e 20-të për konstituimin e Kuvendit zhvillohet sot

Përpjekja e 20-të për konstituimin e Kuvendit zhvillohet sot

23/05/2025
Mot me diell e me vranësira

Mot me diell e me vranësira

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.