Kryeministri Albin Kurti e dorëzoi te Presidenca Çeke e Bashkimit Europian, aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në BE.
Kurti tregoi se sa vjet u janë nevojitur shteteve tjera për t’u anëtarësuar në Union, ndërsa theksoi se nëntëvjetëshi është objektiv real për Kosovën, raporton Gazeta Express.
Një mesatare prej nëntë vjetësh është reale për Republikën e Kosovës”, tha Kurti në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin çek për Çështje Europiane, Mikuláš Bek.
“Letra që e kam sjellë bartë shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve tanë që kanë punuar me shumë zell për të arritur në këtë ditë”, tha kryeministri i Kosovës.