GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Sa kanë ndikuar financiarisht masat e BE-së ndaj Kosovës?

26/05/2025
në Ballina, Botë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Sa kanë ndikuar financiarisht masat e BE-së ndaj Kosovës?
Share on FacebookShare on Twitter

Nga qershori i vitit 2023, Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat sipas Institutit GAP kanë ndikuar negativisht në marrëdhëniet dypalëshe dhe në mbështetjen financiare nga BE.

Sipas raportit të këtij instituti, masat e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës kanë rezultuar me pasoja të theksuara financiare dhe zhvillimore, duke i kushtuar Kosovës rreth 613.4 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra për një afat të pacaktuar. Brenda kësaj shume, për shkak të kalimit të afateve të lejuara për nisjen e procedurave për projekte të caktuara, 7.1 milionë euro janë humbur tërësisht, transmeton Gazeta Papirus.

“Puna e organeve në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) ishte ndërprerë deri në maj të vitit 2025, fondet për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA) janë pezulluar, dhe propozimet e Kosovës në Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF) nuk janë duke u shqyrtuar nga Bordi i ËBIF. Për më tepër, Kosova nuk është përfshirë në ngjarje të nivelit të lartë, përveç atyre që lidhen me situatën në veri dhe integrimin rajonal të Ballkanit Perëndimor. Për heqjen e këtyre masave nevojitet një konsensus i plotë i vendeve anëtare të BE-së, ku deri më tani nuk është marr ndonjë vendim i tillë”, thuhet në njoftimin e “GAP”.

Sipas raportit, sektorët më të prekur përfshijnë mjedisin me 350.7 milionë euro, energjinë me 114.4 milionë euro, digjitalizimin me rreth 57 milionë euro dhe kulturën me 15 milionë euro. Nga gjithsej mjetet e ndikuara nga masat, rreth 218 milionë euro janë projekte në kuadër të IPA (IPA II dhe IPA III) dhe rreth 395.5 milionë euro janë projekte në kuadër të ËBIF. Realizimi i këtyre projekteve ishte parashikuar të financohej përmes granteve dhe kredive, me një kontribut prej rreth 421 milionë euro nga Bashkimi Evropian, afërsisht 162 milionë euro nga palët e treta sikurse institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe vetëfinancim në vlerën prej 31 milionë euro.

“Këto vonesa në fillimin e zbatimit të projekteve nënkuptojnë shtyrje ose humbje të mundësive për rritje, zhvillim dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve, si dhe ndikojnë negativisht perspektivën për integrim evropian. Qëllimi i këtij raporti të shkurtër është të ofrojë një pasqyrë të mbështetjes financiare që Kosova ka marrë nga BE dhe të analizojë ndikimin e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës duke evidentuar humbjet dhe pasojat zhvillimore që kanë rezultuar nga pezullimi i projekteve dhe fondeve të BE-së”.

Tags: befinanciarishtkanekosovesmastandajndikuarsa
ShareTweetShare
Previous Post

Pamje: Macron goditet me shuplakë nga gruaja? (Video)

Next Post

Aksident në Skenderaj – përplasen vetura dhe kamioni, policia në vendin e ngjarjes

Next Post
Aksident në Skenderaj – përplasen vetura dhe kamioni, policia në vendin e ngjarjes

Aksident në Skenderaj – përplasen vetura dhe kamioni, policia në vendin e ngjarjes

Lajmet e fundit

Kajtazi pretendon se Kushtetuesja po bën politikë: Të dy palët të kënaqura

Skandali në Ministrinë e Bujqësisë- Kajtazi: Fantastike mënyra se si Kurti i mbron ministrat e tij

27/05/2025
Berat Buzhala: VV dhe Lista serbe janë bashkë

Hetimet ndaj Pecit, Buzhala: Këto janë gjurmët e krimit të Besnik Bislimit

27/05/2025
Xharra i reagon zëdhënësit të VV-së për gazetarin e RTK-së: A do raportoni për bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë?

Xharra i reagon zëdhënësit të VV-së për gazetarin e RTK-së: A do raportoni për bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë?

27/05/2025
E rëndë: Ishte nisur për në punë, 39-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident në Itali

E rëndë: Ishte nisur për në punë, 39-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident në Itali

27/05/2025
Ardian Ismajli drejt largimit nga Empoli pas katër sezonesh

Ardian Ismajli drejt largimit nga Empoli pas katër sezonesh

27/05/2025
Valon Behrami pritet të rikthehet te Watfordi, mirëpo kësaj here si drejtor sportiv

Valon Behrami pritet të rikthehet te Watfordi, mirëpo kësaj here si drejtor sportiv

27/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Kajtazi pretendon se Kushtetuesja po bën politikë: Të dy palët të kënaqura

Skandali në Ministrinë e Bujqësisë- Kajtazi: Fantastike mënyra se si Kurti i mbron ministrat e tij

27/05/2025
Berat Buzhala: VV dhe Lista serbe janë bashkë

Hetimet ndaj Pecit, Buzhala: Këto janë gjurmët e krimit të Besnik Bislimit

27/05/2025
Xharra i reagon zëdhënësit të VV-së për gazetarin e RTK-së: A do raportoni për bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë?

Xharra i reagon zëdhënësit të VV-së për gazetarin e RTK-së: A do raportoni për bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë?

27/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.