Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e ka uruar Presidentin Donald Trump, pas betimit si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara.
Rutte ka thënë se me rikthimin e Trump, do t’i përshpejtojnë shpenzimet dhe prodhimet për mbrojtje.
“Me rikthimin e Trumpit, ne do t’i përshpejtojmë shpenzimet dhe prodhimet për mbrojtje”, shkroi Rutte në X.
“Së bashku, ne mund të arrijmë paqe përmes forcës – përmes NATO-s”, shtoi ai.