Një tjetër sulm rus është raportuar në Ukrainë, këtë herë në qytetin jugor Kherson.
Guvernatori i rajonit, Oleksandr Prokudin tha se tre persona janë vrarë pasi rrethi qendror i qytetit “u vu nën zjarr”, raporton tch.
Në mesazhet e shpërndara në aplikacionin e mediave sociale Telegram, ai tha se një grua 68-vjeçare humbi jetën, transmeton Gazeta Papirus.
Një 48-vjeçar gjithashtu vdiq në spital pasi “pushtuesit hodhën një mjet shpërthyes nga një dron”, dhe një grua 62-vjeçare mbeti e vrarë “si pasojë e granatimeve”.
Kjo erdhi vetëm disa orë pasi një sulm në Sumy shkaktoi shkatërrim masiv, me të paktën 34 njerëz të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.