Rusia deklaron se i ka ndaluar hyrjen në vend kryeministrit britanik Boris Johnson dhe disa ministrave kryesorë të kabinetit të tij, për shkak të qëndrimit armiqësor rreth luftës në Ukrainë.
Në listë janë edhe ministrja e Jashtme, Liz Truss, ai i Mbrojtjes, Ben Wallace dhe 10 politikanë të tjerë, kryesisht anëtarë të kabinetit.
Moska thotë se vendimi është marrë si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të vendosura nga Mbretëria e Bashkuar që kur Rusia pushtoi Ukrainën. Në mars, Rusia mori të njëjtat masa edhe kundër Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.