Këshilltari për politikë të jashtme i Vladmiri Putinit, Yuri Ushakov, ka thënë se Rusia nuk e pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim 30 ditor me Ukrainën.
Siç shkruan shefi i Zyrës së Financial Times në Moskë, Max Seddon, Ushakov ka thënë se një gjë e tillë s’do të ishte “asgjë tjetër veçse një frymëmarrje e përkohshme për trupat ukrainase”.
Propozimin e SHBA-së për armëpushim e ka pranuar Ukraina, pas një takimi që ka ndodhur në Arabinë Saudite në mes të delegacioneve amerikane e ukrainase.