Ministria e Jashtme ruse hodhi poshtë sot një kërkesë të ShBA-së për të vizituar korrespondentin e arrestuar të Wall Street Journal, Evan Gershkovich, raporton CNN.
Vendimi ishte në përgjigje ndaj Uashingtonit për të siguruar viza për gazetarët rusë kur ministri i Jashtëm Sergey Lavrov vizitoi Kombet e Bashkuara në Nju Jork, tha ministria.
“Në lidhje me këtë, Ambasada e ShBA-së është informuar se kërkesa e saj për një vizitë konsullore më 11 maj të shtetasit amerikan E. Gershkovich, i cili u ndalua me akuzën për veprimtari spiunazhi, po refuzohet”, thuhet në deklaratë.
ShBA e ka cilësuar Gershkovichin si të arrestuar gabimisht pas ndalimit të tij në mars me akuzat për spiunazh të ngritura kundër tij.
Gazetari Gershkovich aktualisht po mbahet në një burg në Moskë.