Sirenat e alarmit ranë në të gjithë Ukrainën, ndërsa Rusia ndërmori një valë masive sulmesh ajrore nga Kharkivi në veri, tek Odesa në jug dhe Zhitomiri në perëndim. Ushtria ukrainase tha se Moska kishte lëshuar mbi 80 raketa në qytetet rreth vendit dhe se ishin përfshirë 8 dronë.
Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, gjenerali Valerii Zaluzhnyi tha se raketat synonin infrastrukturën kritike.
Përveç kësaj, u kryen tetë lëshime të dronëve Shahed-136/131 të prodhuar nga Irani.
Ai tha se forcat ukrainase shkatërruan rreth 34 nga 48 raketa X-101/X-555, raketa lundrimi “Kalibr”, si dhe katër drone.
Dyshohet se sulmet vranë të paktën pesë persona.