Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov paralajmëroi Shtetet e Bashkuara për pasojat e mundshme të transferimit të armëve në Ukrainë, duke thënë se autokolonat me armë të huaja do të ishin “shënjestra legjitime”.
Ryabkov i bëri këto komente të shtunën në kanalin shtetëror, Channel One, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti, raporton CNN.
“Ne paralajmëruam Shtetet e Bashkuara se furnizimi i Ukrainës me armë nga një numër vendesh në formë orkestrimi prej tyre nuk është vetëm një lëvizje e rrezikshme, por këto janë veprime që i kthejnë autokolonat përkatëse në objektiva legjitime”, shtoi ai.
Mediumi amerikan ka raportuar se SHBA-ja ka tërhequr 200 milionë dollarë nga buxheti ushtarak i saj për Ukrainën. Në këtë buxhet, do të përfshihen mbulesat e shpenzimeve për produktet dhe shërbimin ushtarak të ukrainasve.
Deri më tani, që nga viti i kaluar, SHBA-ja i ka ndarë më se një miliard dollarë për ushtrinë ukrainase.