Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë se Rusia është e gatshme që të heqë bllokadën e porteve të Detit të Zi të Ukrainës – duke lejuar kalimin e sigurt të anijeve që transportojnë produkte të tilla si grurë dhe misër – por Ukraina duhej që së pari të siguronte ujërat.
Lavrov, nga agjencia e lajmeve Interfax citohet t’u ketë thënë gazetarëve në Bahrein, se Ukraina duhet të “çminonte ujërat bregdetare në detin [e saj] territorial” përpara se të mund të bëhej një veprim i tillë.
Kjo vjen më pak se një javë pasi ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba e përshkroi si shantazh një ofertë të veçantë nga Rusia për të hequr të njëjtën bllokadë, në këmbim të heqjes së sanksioneve.
Para luftës, 90% e eksporteve të Ukrainës u larguan nëpërmjet këtyre porteve, por të gjithë tani janë mbyllur.
Paaftësia e Ukrainës për të eksportuar drithërat e saj ka çuar në rritjen e çmimeve globale të ushqimeve dhe shqetësimet rreth një krize të mundshme ushqimore në Evropë./Gazeta Express/