Rusia e ka bombën atomike, ne e kemi Donika Gërvallën.
Donika sillet si ‘kamikaze’, kur lypset prej saj të flas si diplomate.
Neve nuk na duhet një ‘kamikaze’, nuk na duhet dikush që e sforcon armiqësinë me armikun e njohur.
Na duhet dikush që thërret për paqe dhe i shikon punët e veta.
Nuk na duhet maca që e luan kryet e buallit.
Qeveria Kurti vazhdimisht flasin për një luftë që ‘do të ndodh’ (sillen sikur prej tyre varet siguria në Kosovë);
vazhdimisht e parashikojnë një luftë të re me Serbinë;
e frikësojnë popullin; krijojnë pasiguri, panik,
dhe tubojnë pare për ushtrinë, e cila varet nga NATO.
Ti nuk mund ta armatosësh FSK-në, pa lejen e NATO-s.
Ato pare që i tuboni i meriton KFOR-i që e ruan Kosovën.
Asnjë superfuqi botërore, as Amerika, as NATO, as BE, as vetë Zelensky nuk ka përdorur terminologji më të rëndë kundër Rusisë, sesa qeveria Kurti.
Nuk e bëjnë nga trimëria, por nga frika.
Kush frikësohet – flet shumë.
Kush është i fortë – heshtë.
E kur shpërtheu lufta në Kosovë – Donika nuk luftoi, e shikoi luftën në televizor.
Ndërsa Albini nuk guxonte t’i prekte armët…xhixha-buba (i kishte fobi), e sot i mbledh paret e popullit për të blerë siguri.
Neve sot na mungon urtësia dhe mençuria, na mungojnë njerëz fjalëpak dhe të matur, të edukuar dhe paqësor.
Na mungon dikush që ia di hallin vetes.
Donika, sillet si arushë.
Arusha tha: Sivjet do të bëhen dardhat.
Kur e pyetën: Ku e di ti? – Arusha u përgjegj: sepse m’i kàna.
Është diplomate, ama flet si pijanece.
Edhe më skandaloze se Donika është Glauku (kipci i Albinit), ai flet në OFF (si ato plakat e filmave të vizatuar kur u tregojnë fëmijëve përralla me vampira), demek, ku-ku, rrezik, lufta…
Këta kanë sevda në frikë. Ndjehen gjallë veç kur ndjejnë frikë.
Frika është ngjitëse, po, ama, kur të frikëson frikacaku, edhe frika bëhet qeshareke.
Vjosa Osmani ndërkohë e ka zbuluar se ‘Serbia është e lidhur me Rusinë’ – e padëgjuar deri tash.
Qeveria Kurti po sillet si ‘qeni i keq që e sjell ujkun në torishtë’.
Provokuese, frikësuese, manipuluese, arrogante…
e ka harruar Kosovën.
Me luftën në Ukrainë po i mbulon dështimet e veta.
Qeveria Kurti nuk merret me Kosovën. Merret me probleme botërore.
Ti merru edhe me probleme planetare, pasi ti kryesh punët e shtëpisë…
President Biden sot e dje po flet për uljen e çmimeve dhe për punësimin në Amerikë.
Kurse, qeveria e Kosovës ia tregon forcën Putinit (i cili e ka fituar luftën ende pa e nisur).
Qeveria e popullit më të varfër në Evropë, të tregojē sa kushton sot një bukë në Kosovë?
Aq kushton super – egoja e tyre!
P.S. Trima që heshtin – kemi, besoj.