Një fabrikë për prodhimin e acetonit është në flakë në Rajonin e Leningradit të Rusisë.
Zjarrfikësit po mundohen të vënë nën kontroll flakët dhe ende nuk raportohet për të lënduar.
Gjatë natës së kaluar, nuk ka pasur raportime për sulme me dronë ukrainas në zonën e prekur nga zjarri.
Zjarri përfshiu 1600 metra katrorë dhe ende dëgjohen shpërthime.
Nga ana tjetër, disa nga përdoruesit e rrjeteve sociale që shpërndajnë pamjet e zjarrit pohojnë se dronë ukrainas goditën fabrikën. Megjithatë, ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
1,600 m² are ablaze, with explosions still rocking the industrial zone of Russia’s Leningrad region.
Media reports say the fire has engulfed a Russian acetone production plant, leading to a major fuel spill.
Authorities have not yet disclosed the cause of the fire. pic.twitter.com/bFDuge2618
— KyivPost (@KyivPost) January 10, 2025