Britania ka paralajmëruar sërish presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për sanksionet e perëndimit në rast pushimi të Ukrainës. Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace tha se askush nuk do të fitonte nga inkursioni agresiv në një shtet sovran
Ai pohoi se bisedimet në kërkim të zgjidhjes së krizës në Ukrainë janë “të ngadalshme”.
“Pavarësisht bisedimeve, gjërat po rrjedhin në mënyrën e gabuar”, i tha Wallace BBC-së. “Rusët janë duke rritur akoma numrin e trupave.
Ata po planifikojnë të fillojnë një stërvitje strategjike bërthamore së shpejti”, tha Wallace.
Ministri anglez i mbrojtjes tha se Britania e Madhe mund të dërgojë trupa të tjerë për të ndihmuar në mbështetjen e aleatëve të saj në Europën Lindore dhe Jugore nëse kërkohet.
Reagimi i tij vjen në kohën kur Rusia dhe Bjellorusia kanë nisur stërvitje të përbashkëta ushtarake që pritet të zgjasin 10 ditë. /GazetaPapirus.com/