Rusia ka nisur ditën e sotme një luftë të gjithanshme ndaj Ukrainës me sulme të njëkohshme që vijnë nga jugu, lindja dhe veriu, nga toka dhe nga ajri.
Raketat dhe bombat ranë nga qielli, tanket lëvizën përtej kufirit dhe trupat ranë me parashutë në rajonet lindore. Shpërthimet u panë në të gjithë vendin pasi presidenti rus, Vladimir Putin, dha urdhrin për të sulmuar.
“Daily Mail” shkruan se “qindra” trupa ukrainase u vranë në përleshjet e hershme dhe zyrtarët thanë se lufta erdhi tek ata në të gjitha frontet në një moment.
Shifrat zyrtare thonë se numri i të vdekurve është 40 dhe me “dhjetëra” të plagosur. Nga ana tjetër, gjashtë avionë rusë u qëlluan nga qielli mbi rajonin lindor të Donbasit me 50 trupa ruse të vrarë, pretendon Ukraina.
Rojet kufitare ukrainase thanë se ishin sulmuar nga artileri e rëndë, tanke dhe trupa nga Rusia dhe Bjellorurisa.
Ndërkohë mediat e huaja kanë publikuar foto e video, ku tregojnë njerëz të gjakosur, të frikësuar dhe të panikosur. Gjithashtu edhe imazhe se si Ukraina tashmë është në flakë.