Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka bërë me dije rarifat e reja të vendosura nga Trump për vendet aziatike dhe vendet e Bashkimit Evropian kanë krijuar hapësira të mëdha për riorientim të prodhimit dhe tregtisë.
Ai ka treguar se Kosova mund të përfitojë nga ky regjim i ri tarifor, transmeton Gazeta Papirus.
Në profilin e tij në “Facebook”, Rukiqi ka shkruar për 10 produkte me potencial për eksport në tregun amerikan.
Postimi i plotë:
“Si të përfitojmë nga regjimi i ri tarfior: 10 Produkte me potencial për Eksport në tregun amerikan. Tarifat e reja të vendosura nga Trump, për vendet aziatike dhe vendet e Bashkimit Evropian kanë krijuar hapësira të mëdha për riorientim të prodhimit dhe tregtise. Sigurisht vendet me tarifa me të ulëta për eksport në tregun amerikan, mund të krijojnë përparësi të shpejtë dhe përfitme nga situata e re dramatike në tregtinë globale Kosova, me vetëm 10% tarifë, mund të zë vend të rëndësishëm, nëse ka veprime konkrete nga Qeveria në përkrahje të eksporteve. Në vijim është një listë e 10 kategorive të produkteve që mubd duhët të përkrahen dhe kanë potencial për eksport në tregun amerikan”, ka shkruar Rukiqi.