Është riaktualizuar çështja e daljes së Ibrahim Rugovës nga Kosova në vitin 1999, i cili fillimisht ishte larguar në Itali e më pas në Gjermani.
Sipas Xhavit Halitit, Rugova ka kërkuar azil në Gjermani. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Donika Gërvalla e cila ka thënë se kjo është gënjeshtër, ndërsa të premten edhe Isa Mustafa e ka mohuar duke thënë se “askush nuk e ka menduar as përmendur azilin”.
Sipas tij, as Bujar Bukoshi e as anëtarët tjerë të qeverisë në ekzil s’kishin kërkuar azil atje.
Mustafa ka thënë se Rugova ishte kthyer pas qëndrimit disa ditësh në Gjermani përdëri në Itali pasi Roma ishte treguar më mikpritëse.
Mirëpo në numrin e atij viti, gazeta gjermane kishte raportuar se Rugova është ftuar nga kancelari i atëhershëm gjerman.
Rugova zhvendoset në Gjermani
Lideri i moderuar I shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova, do të lëviz zhvendoset në Gjermani. Ai do të sjellë 16 persona me vete, përfshiurë gruan dhe fëmijët. Të gjithë, fillimisht, do të jetojnë në një shtëpi mysafirësh të qeverisë federale.
Bonn- Rugova do të zhvendoset në Gjermani. Kjo është njoftuar të të mërkurën në Bonn nga burime të besueshme. Rugova do ta takojë Minisrinë e Jashtëm Joschka Fischer(Të Gjelbrit), në mbrëmje. Ai nuk do të kthehen në Romë pas takimit.
Është raportuar se Rugova është ftuar për qëndrim në Gjermani nga Kancelari Gerhard Schröder. Lideri shqiptar bëri një paraqitje befasuese në Romë para dy javësh. Po ashtu u njoftua se politikani po shoqërohej nga 16 persona përfshirë fëmijët dhe gruan. Disa këshilltarë politikë fillimisht do të mbesin në Gjermani.
Po ashtu është njoftuar se Rugova edhe enturazhi i tij do të qëndrojnë përkohësisht në shtëpinë për mysafirë të qeverisë federale në Petersberg afër Bonn’it. Lideri shqiptar bëri një vizitë befasuese në Bonn të shtunën e kaluar ku takoi Schroder. Rugova po ashtu shfrytëzoi këtë rast që të bisedojë edhe me përfaqësuesin rus për Ballkan Viktor Chernomyrdin dhe emisarin e OKB-së për Jugosllavinë, Carl Bildt. U njoftua se lëvizja e Rugovës (në Gjermani), po përgatitet.
Qeveria e Jugosllavisë papritmas e lejoi Rugovën të udhëtojë në Itali. Paraprakisht politikani ishte paraqitur në televizion disa herë krah presidentit jugosllav Millosheviq. Dyshohej si ai ishte detyruar që t’i bëjë këto paraqitje.