Gjendja në komunën e Skenderajt duket të jetë e rënduar si pasojë e reshjeve të cilat kanë shkaktuar vërshime, ndërsa shumë familje kanë pësuar dëme të mëdha
Ekonomia Online të premten ka qenë në familjen Murtezi, ku ka parë nga afër dëmet që janë shkaktuar nga vërshimet.
Kryefamiljari Xhavit Murtezi, ka thënë se vërshime të tilla nuk ka përjetuar asnjëherë. Thotë se dëmet janë të pariparueshme.
“Është diçka që unë nuk e kam përjetuar, i kam 79 vjet dhe nuk kam përjetuar diçka të tillë. Në këto ara kemi mbjellë grurë e gjithçka tjetër, ka qenë vend i përshtatshëm. Ka ndodh me dal sado pak lumi prej shtratit, por jo sikur këtë vit. Kësaj lagjes sonë i ka shkaktuar dëme të mëdha, dhe nuk e di sesi do të rregullohet kjo”, u shpreh ai.