Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 2025 do të jetë në të jetë në të njëjtin nivel të 14 shkurtit 2021 ku fitoi me 50 për qind në zgjedhjet parlamentare.
“Jam i bindur që Vetëvendosje në raport me zgjedhjet lokale kurdo që të mbahen do të jetë në stadin e zhvillimit që ishte më 14 shkurt në zgjedhjet parlamentare. Pra, në 2025 kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale Lëvizja Vetëvendosje do të jetë në nivelin e 50 përinqdshit që ka qenë më 14 shkurt në 2021”, ka thënë Rrustemi në Info Magazine.
Rrustemi tha se pwr njw vit qeverisje, qeveria Kurti ka dhwnw njw model tjetwr dhe qeverisje ndryshe nga tw kaluarat.
“Sot bëhen një vit nga dita e zgjedhjeve të kaluara , ku qytetarët i dhanë mbështetje programit elektoral dhe zotimeve të VV-së në bashkëpunim me listën Guxo, për t’i dhënë Kosovës një qeverisje ndryshe me një kulturë krejtësisht tjetër të ndjenjës së përgjegjësisë në raport me institucionet publike, me pasurinë publike, me paranë publike por mbi të gjitha për të shtyrë përpara reforma të rëndësishme në sektorë të rëndësishme të vendit”, ka shtuar ai.
Ai tha se angazhimi i qeverisë Kurti ka qenë në të gjitha drejtimet.
“Në njërën anë reforma e fuqishme në sistemin e drejtësisë, pakoja e ligjeve kundër korrupsionit,projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, rritja më e lartë ekonomike që ka pasur Kosova, rritja e buxhetit më e madhja, mbi 100 milionë euro buxhet për Ministrinë e Mbrojtjes, luftimi i krimit të organizuar., vendosja e ligjshmërisë nëpër institucione të caktuara, përzgjedhja e anëtarëve të bordeve me merita profesionale”, ka vazhduar Rrustemi., duke shtuar se procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të bordit nuk ka qenë asnjëherë më meritor.
Sipas tij sfida e parë për qeverinë Kurti ka qenë menaxhimi i pandemisë dhe sigurimi i vaksinave.
Ai tha se nuk do të thotë që korrupsioni në Kosovë është zhdukur, por, sipas tij, është eliminuar nga institucionet ku drejton Vetëvendosje në nivel të zyrtarëve publikë./Klankosova.tv