GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Rrugëtimi i Ardita Sinanit: Dikur e zhgënjyer nga Kurti, tash krah tij në pozitën e këshilltares politike

21/09/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Ardita Sinani u emërua këshilltare politike e kryeministrit Albin Kurti, për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Ky vendim hyri në fuqi, pasi u nënshkrua nga i parti i ekzekutivit.

Zyrën të cilën do ta koordinojë Sinani, do të jetë në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna.

Kjo zyrë do të jetë në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna, ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe shtimin e bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre, si nevojë dhe domosdoshmëri e kohës”, thuhet në njoftim e qeverisë.

Ardita Sinani është njëherit nënkryetare e Partisë për Veprim Demokratik.

Por, si qëndronin raportet e Sinanit me Kurtit dikur?

Në mars, të vitit 2019, kur kryeministrit Albin Kurti mbante pozitën e opozitarit, ish-kryetarja e Preshevës ishte deklaruar e zhgënjyer me të.

Aso kohe, kryetari i Vetëvendosjes, Kurti doli kundër bashkimit të Luginës me Kosovën.

Kjo deklaratë kishte zhgënjyer Sinanin, e cila kishte besuar se ideologjia e Kurtit për Bashkim Kombëtarë do ta shtynte atë ta përkrahte edhe idenë e bashkimit të Luginës me Kosovën.

Kjo deklaratë kishte zhgënjyer Sinanin, e cila kishte besuar se ideologjia e Kurtit për Bashkim Kombëtarë do ta shtynte atë ta përkrahte edhe idenë e bashkimit të Luginës me Kosovën.

“I lexueshëm. Kam pasur para se të takohem me Kurtin, se ne nuk e kemi luksin të bëjmë përzgjedhje se kënd kemi raporte më të mira. Kemi pasur kontakte me institucionet në vazhdimësi, dhe me opozitën më pak kontakte. Unë kam pritur nga Kurti për shkak të ideologjisë që kanë qef për bashkim kombëtar, kam pritur që do ta përkrahë idenë e bashkimit të Luginës me Kosovën. Nuk do të ketë bashkim kombëtar pa Luginën”, pati thënë ajo.

“Kam pritur nga VV-ja të jenë më të zëshëm, të kërkojnë fuqishëm bashkimin e Luginës, jam e zhgënjyer. Të gjithë shqiptarët e Luginës, kushdo që del kundër bashkimit jemi të zhgënjyer”, kishte deklaruar Ardita Sinani.

Sinani kishte shkuar edhe më larg, duke i reaguar ashpër Kurtit, siç thoshte ajo shqiptarët e Luginës janë më të rëndësishëm se tri komunat në veri.

“Nuk duhet t’i dhimbet Leposaviqi për shqiptarët. 100 mijë shqiptarë të Luginës janë më të rëndësishëm se Leposaviqi e Zubin Potoku. Nuk duhet. Jo vetëm Kurti, por të gjithë nuk duhet të ndihen keq nëse arrihet një korrigjim i tillë. Shqiptarët e Luginës janë më të rëndësishëm se tri komunat në veri”, kishte deklaruar Ardita Sinani.

Reagimet kundër emërimit të Ardita Sinanit

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se nëse Qeveria e Kosovës do të donte të ndihmonte shqiptarët e Luginës atëherë do të emëronte dikë apartiak.

“Sikur Kryeministri të ishte i sinqertë në qëllimin e tij për të ndihmuar shqiptarët e luginës nuk do të emëronte znj Sinani, për shkak se Ardita është kryetare e një subjekti politik në Preshevë. Sikur Kurti të ishte i sinqertë në qëllimin do të emëronte dikë a partiak. Së paku formalisht, zonja Sinani, para se ta publikonte vendimin për emërim si këshilltare politike në Qeverinë Kurti, do të duhej ta kishte publikuar dorëheqjen si Kryetare e PVD-së në Preshevë”, tha Çitaku.

Ndërsa, Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi, ka thënë se Kurti në vend se të krijojë unitet në Luginë të Preshevës, krijon përçarje në vazhdimësi.

 “Në vend se të krijojë unitet në Luginë të Preshevës, krijon përçarje në vazhdimësi, vendos marrëdhënie me një parti, për shkak se Sinani është kryetarja e partisë së vetme në Preshevë, është në një parti e cila është humbëse e të gjitha zgjedhjeve”, kishte thënë Arifi për mediat.

Ndonëse, jo direkt për emërimin e Sinanit, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj i ka reaguar Kurtit për promovimin e zyrës për Luginën.

Sipas Selmanit, qysh në Qeverinë Hoti, ishte votuar themelimi i zyrës për Luginë.

“Adoleshenca politike dhe logjika primitive e disa politikanëve ballkanas i dërgon të tillët në përfundimet se historia e një vendi fillon me ta dhe nga ta. Albin Kurti promovon si ide dhe vendime të reja diçka që para dy vitesh Qeveria Hoti i ka marrë”, kishte shkruar Selmanaj.

Më 28 shtator 2020 Qeveria Hoti kishte marrë vendim për themelimin e Zyrës që ofron asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Tags: Albin KurtiArdita Sinanivv
ShareTweetShare
Previous Post

Ditë është e veçantë në punë për këtë shenjë, zbuloni çfarë ka rezervuar Horoskopi sot

Next Post

Lushtaku: Qeveria Kurti më mirë do i trajtonte sindikatat e Serbisë sesa ato të Kosovës

Next Post

Lushtaku: Qeveria Kurti më mirë do i trajtonte sindikatat e Serbisë sesa ato të Kosovës

Lajmet e fundit

Cili është futbollisti më i mirë që Cristiano Ronaldo ka parë ndonjëherë të luajë?

Cili është futbollisti më i mirë që Cristiano Ronaldo ka parë ndonjëherë të luajë?

25/05/2025
PDK nesër mban konferencë për media

PDK nesër mban konferencë për media

25/05/2025
Kashta, sofrat, shiltet tradicionale dhe 5 mijë eurot “cash” – prapaskenat e ‘Darkës së Lamës’

Kashta, sofrat, shiltet tradicionale dhe 5 mijë eurot “cash” – prapaskenat e ‘Darkës së Lamës’

25/05/2025
Kajtazi: Thaçi dhe të tjerët kanë mungesë edhe të ushqimit në Hagë, u shërbejnë konzerva, trajtim çnjerëzor

Kajtazi: Thaçi dhe të tjerët kanë mungesë edhe të ushqimit në Hagë, u shërbejnë konzerva, trajtim çnjerëzor

25/05/2025
Osmani në SHBA flet për integrimin euroatlantik të Kosovës

Osmani në SHBA flet për integrimin euroatlantik të Kosovës

25/05/2025
Fifi pas “paragjykimeve” për projektin me Eglin: Jam duke punuar që ta sjellë në skenë siç e meriton

Fifi pas “paragjykimeve” për projektin me Eglin: Jam duke punuar që ta sjellë në skenë siç e meriton

25/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Cili është futbollisti më i mirë që Cristiano Ronaldo ka parë ndonjëherë të luajë?

Cili është futbollisti më i mirë që Cristiano Ronaldo ka parë ndonjëherë të luajë?

25/05/2025
PDK nesër mban konferencë për media

PDK nesër mban konferencë për media

25/05/2025
Kashta, sofrat, shiltet tradicionale dhe 5 mijë eurot “cash” – prapaskenat e ‘Darkës së Lamës’

Kashta, sofrat, shiltet tradicionale dhe 5 mijë eurot “cash” – prapaskenat e ‘Darkës së Lamës’

25/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.