Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se pas reshjeve të borës, rruga Pejë Kullë është e pakalueshme për automjete të rënda.
Në përditësimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëhet e ditur se të gjitha rrugët e tjera janë të kalueshme.
“Pejë-Kullë: E pa kalueshme për automjete të rënda (kamion), për automjetet e udhëtarëve të domosdoshme janë pajisjet dimërore”, thuhet tutje në përditësim.