Sot kanë filluar punimet për rehabilitimin e rrugës ‘Hilmi Rakovica’ në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes për të nisur këtë rrugë ka dal drejtori Krenar Xhaferi dhe nënkryetari Alban Zogaj.
Rruga nga Bregu i Diellit që kalon skaj konvikteve do të jetë së shpejti me katër korsi.
“Rruga me 4 korsi ka qenë e dëmtuar, dhe kërkesë e vazhdueshme e banorëve të Bregut të Diellit! Pas 90 ditësh do të kemi pamje tjetër” thuhet në njoftimin e nënkryetarit të Prishtinës, Alban Zogaj