Ardhja e mërgimtarëve për festat e fundvitit nuk ka krijuar si zakonisht radhë të gjata në pikën kufitare të Merdares.
Por, shumë prej tyre janë vonuar në kufirin midis Hungarisë dhe Serbisë, ku kanë pritur më shumë se 3 orë, ndërsa detyrim janë dhe certifikatat e Covid 19.
“Mirë kemi kaluar deri këtu, në kufirin e Hungari-Serbi kemi pritur 3 orë e 10 minuta, këtu 10 minuta. Po veç këtu në Kosovë kur erdhëm , aty në kufij të tjera jo, por unë e kam pasur atë që e kam marrë vaksinën, ua tregova. Kam pasur edhe djalin e axhës me vete. Ai e ka pasur testin, ua tregoi. Çka do që merret, ne do t’i respektojmë”, thorë një bashkatdhetar për Tch
kliko ne watch on youtube