Policia ka dhënë detaje për personin që u godit nga rrufeja në Prizren, ku edhe vdiq.
Dje në fshatin Petrovë në Prizren, viktima mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar traktorin, dyshohet se është goditur nga rrufeja dhe ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Si pasojë e shkëndijës së zjarrit po ashtu është djegur edhe ngarkesa që kishte në traktor.
Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion