Një burrë në fshatin Kusoriq të Pejës ka ndërruar jetë pasditen e sotme, pasi që është goditur nga rrufeja.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha ai.
Sinjali mëson se viktima është rreth moshës 52-53 vjeçar.