Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka publikuar një status pas përfundimit të “Marshit për Drejtësi”.
Ai ka njoftuar se e ka “inspektuar” personalisht me biçikletë protestën në të gjitha “anët fundore” të saj.
“Si përfundim protesta e sotme ka pasë maksimum 30 mijë protestues.” – shkruan z. Gjinovci në profilin e tij në Facebook.
Sipas tij, sheshet në Prishtinë nuk kanë kapacitet për më shumë se “40 mijë protestues”.
Nacionale ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për ta pyetur në lidhje me numrin e protestuesve, por deri më tash nuk ka marrë përgjigje.