Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka përgëzuar Ministrinë e Financave për ndryshimet tatimore që rrisin tatimin në pronë..
Por ai i sugjeron ministrisë të mos ndalet me kaq.
“Ministria e Financave bravo për tatimet ndaj pronarëve! Hapi tjetër, pronat që nuk kanë dëshmi që po shfrytëzohen me ua bo tatimin 300% ma shtrejtë”, ka shkruar Gjinovci në Facebook, të martën.
Ai mendon se ky vendim i ministrisë nënkupton “fundin e mafias së ndërtimeve”.