Prej dy ditësh, rrjetet sociale, sidomos TikTok-u, janë përfshirë nga një valë spekulimesh për çiftin Leo – Lela. Shkas për këtë janë bërë disa ‘screenshot’-e të disa bisedave të pretenduara, ku thuhet se Leo ka ftuar për takim ish-partneren e tij në Gjermani.
Numri i përfshirë në ato mesazhe, sipas komenteve në rrjet, del të jetë i Leos. Kjo ka ngjallur reagime të shumta, përfshirë edhe nga vetë Lela.
Në deklaratën e saj, Lela i ka mohuar kategorikisht këto biseda duke i quajtur të pavërteta.
“Po i kena pa, dje i kom pa, nuk janë te verteta aspak, na jem tu bashkëjetuar, edhe nuk kemi pas asnjë krize mes neve, e le mo najse qe me me bo me dyshu, se nëse i kisha pas dyshimet e mija, moti i kisha hi kësaj pune. Jane komplet fake”, tha ajo ndër të tjera për emisionin Prive Liberta by Spahiu.
Lela gjithashtu theksoi se mes saj dhe Leos nuk ka pasur asnjë krizë në marrëdhënie dhe se spekulimet në TikTok nuk kanë asnjë bazë.
Ndërkohë, Leo nuk ka reaguar ende publikisht për këtë çështje./GAZETA PAPIRUS/