GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Rrjedh një dokument i aneksit të Propozimit: Kosova s’futet në OKB pa kërkuar miratimin e Rusisë dhe Kinës

06/03/2023
në Ballina, Botë, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta serbe Nova pretendon të ketë siguruar informacione që hedhin dritë mbi nenin 4 të Propozimit Evropian që shkaktoi shumë bujë ditëve të fundit. Çka thotë kjo gazetë?

Javën e kaluar, kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shpreh se Vuçiq “do të kishte shkelur nenin 4 të Propozimit Evropian” pasi presidenti serb Vuçiq u shpreh se nuk do të pranonte asnjëherë që Kosova të ishte pjesë e OKB-së.

Pala serbe, siç edhe mund të kuptohet, ka tjetër interpretim të këtij neni.

Nova shkruan bazuar në dokumentet e siguruara se Kosova nuk do të kërkojë anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara pa miratimin eksplicit nga të gjithë pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – Franca, Britania e Madhe, ShBA-ja, Rusia dhe Kina.

Dokumenti në fjalë, siç raporton Nova, është siguruar nga diplomatë që po provojnë të gjejnë zgjidhje për Planin e Zbatimit të Propozimit Evropian.

“Po provohet që të gjendet një zgjidhje për kundërshtimin e Serbisë për t’u pajtuar për pranimin e Kosovës në të gjitha organitatat ndërkombëtare, përfshirë OKB-në, që po interpretohet si njohje de fakto e pavarësisë,” – shkruan Nova.

Dokumenti në fjalë pretendohet se titullohet “Marrëveshja e rrugës së normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë – Zbatimi i Nenit 4”.

Aty thuhet që ky propozim ishte i frymëzuar nga Traktati i Dy Gjermanive i vitit 1972, dhe që nuk ka të bëjë me njohjen reciproke por me bashkekzistencën dhe bashkëpunimin paqësor.

“Republika Federale e Gjermanisë kurrë nuk e ka njohur Republikën Demokratike të Gjermanisë dhe anasjelltas. Megjithatë, Traktati Bazë i 1972-s e bëri të mundur për dy Gjermanitë që ta pranonin realitetin e ekzistencës së palës tjetër. Kjo po ashtu lejoi shtetet perëndimore që të zhvillojnë raportet e tyre me RDGJ-në. Nëse Serbia dhe Kosova vazhdojnë me vendosmëri rrugën për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian, normalizimi i plotë përmes njohjes reciproke do të ndodh së shpejti. Tash për tash, bashkekzistenca përmes raporteve paqësore, pavarësisht dallimeve, është e vetmja gjë që komuniteti ndërkombëtar po e kërkon nga Serbia dhe Kosova,” – thuhet në këtë dokument.

Sa i përket mospajtimeve rreth pikës 4, shkruhet si vijon:

“Refuzimi i Serbisë jo domosdoshmërisht është pengesë për anëtarësimin e Kosovës në OKB. Anëtarësimi i Kosovës në OKB varet ekskluzivisht nga miratimi formal i pesë anëtarëve të përhershën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.” – mes tjerash.

Aty i bëhen me dije Kosovës edhe disa çështje:

“Pranohet rëndësia e Rusisë dhe Kinës si lojtarë të fuqishëm gjeopolitikë, një gjest simbolik drejt Moskës dhe Pekinit. Adreson sensitivitetin e Serbisë sa i përket anëtarësimit të Kosovës në OKB. Kosova nuk përfiton asgjë duke ndjekur anëtarësimin në OKB pa miratimin eksplicit të pesëshes permanente. Me qasjen konstruktive të saj, Serbia merr favore nga Perëndimi.”

Më pas, aty theksohet që kundërshtimi i Serbisë jo domosdo mund të jetë pengesë e pranimit të Kosovës në OKB, derisa paralajmërohet edhe për pasoja serioze nëse ka qasje destruktive.

“Serbia mund të humbas gjithçka, përfshirë Kosovën dhe mbështetjen e nevojshme nga Perëndimi. Ky shënim i ri i thjeshtë në Aneks, që s’tregon tjetër pos asaj që dihet, mund të jetë politika siguruese e Serbisë,” – shkruhet në fund të paragrafit.

Tags: dokumentikosovemarveshjaRrjedhjaserbi
ShareTweetShare
Previous Post

Qyteti i Kosovës, me ndotjen më të madhe të ajrit

Next Post

Mërgimtari denoncohet nga e fejuara për dhunim, e çoi në motel dhe dyshohet se e detyroi të kryenin marrëdhënie seksuale

Next Post

Mërgimtari denoncohet nga e fejuara për dhunim, e çoi në motel dhe dyshohet se e detyroi të kryenin marrëdhënie seksuale

Lajmet e fundit

Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

18/05/2025
Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

18/05/2025
Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

18/05/2025
Rama për mbeturinat në Prishtinë: Që nga e hëna shërbimi do të rikthehet në normalitet

Rama për mbeturinat në Prishtinë: Që nga e hëna shërbimi do të rikthehet në normalitet

18/05/2025
OVL-UÇK letër Grenellit për Specialen: U shndërrua në një armë politike, është një gjueti shtrigash

OVL-UÇK letër Grenellit për Specialen: U shndërrua në një armë politike, është një gjueti shtrigash

18/05/2025
Presidenti Zelensky takohet me Papën: Ejani në Vatikan për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

Presidenti Zelensky takohet me Papën: Ejani në Vatikan për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

18/05/2025
Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

18/05/2025
Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.