GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Rritet revolta e gastronomëve, pasi ahengjet familjare dhe organizimet e tjera po barten nga Kosova në Shqipëri

22/05/2021
në Ballina, Ekonomi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Dasmat, fejesat e organizime të tjera kanë filluar të zhvendosen nëpër restorantet e qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, pasi qytetarëve po u pamundësohet organizimi i festave në territorin e Republikës së Kosovës, për shkak të masave anti-COVID, të cilat vazhdojnë të jenë në fuqi.

Telegrafi mëson si tashmë edhe organizime të tjera nga institucione të ndryshme janë bërë në Shqipëri, e të cilat më parë ishin planifikuar në Kosovë, por shkaku i kufizimit të orarit të punës së restoranteve dhe lëvizjes së qytetarëve janë bartur atje.

Telegrafi mëson si tashmë edhe organizime të tjera nga institucione të ndryshme janë bërë në Shqipëri, e të cilat më parë ishin planifikuar në Kosovë, por shkaku i kufizimit të orarit të punës së restoranteve dhe lëvizjes së qytetarëve janë bartur atje.null

Në lidhje me këtë, për Telegrafin kanë folur edhe nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, të cilët nuk po pushojnë së kërkuari bashkëpunimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Qeverisë, në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje e të mos u shkaktohen më shumë dëme se deri më tani.

Gastronomët, për këtë qëllim edhe do të protestojnë gjatë të martës (më 25 maj), ndërsa paralajmërojnë se revolta në mesin e tyre është rritur shumë.

Arian Vranica, sekretar në Shoqatën e Gastronomëve të Kosovës ka thënë për Telegrafin se edhe bashkëpunimi që kanë pasur me institucionet tashmë nuk është si më parë dhe nuk ka komunikim, e kjo për shkak se siç tha ai, ata po marrin të njëjtat masa njëanshëm, pa u konsultuar me ta.

Vranica u shpreh se marrëveshja e nënshkruar nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrja, Rozeta Hajdari, dhe disa shoqata nuk është respektuar, pasi as tash kur është përmirësuar gjendja epidemiologjike nuk janë hequr masa për një pjesë të sektorit të gastronomisë, të cilët janë të mbyllur që nga 13 marsi 2020.

“Përveç që nuk ka pasur lehtësim të masave ka pasur edhe një arrogancë, edhe kjo arrogancë neve na shpie në rrugë. Për këtë ne kemi organizuar protestë, e cila do të bëhet ditën e martë, në sheshin “Skënderbeu” para Qeverisë së Kosovës. Te krijojmë eventin e pakënaqësisë, bazuar në shqetësimin dhe revoltën e lartë të gastronomisë”, u shpreh ai.

Arian Vranica, sekretar në Shoqatën e Gastronomëve të Kosovës

Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve tutje shtoi se nuk e dinë ende arsyen se pse Ministria e Shëndetësisë po merr vendime në mënyrë të njëanshme, pasi siç theksoi ai kanë pasur bashkëpunim të mirë.

“Me datë 25 do ta mbajmë protestën sepse se përveç që nuk na janë marrë parasysh kërkesat tona, së fundmi as nuk jemi duke zhvilluar takime me Ministrinë e Shëndetësisë, pasi në mënyrë të njëanshme po i merr vendimet e njëjta. Nuk e kuptojmë arsyen pse, sepse kemi pasur bashkëpunim dhe bashkërendim të politikave të përbashkëta të rekomanduara edhe nga ne edhe nga IKHSPK edhe nga MSH, që kanë qenë të mira edhe të shëndetshme edhe për shëndetin ekonomik edhe atë publik”, tha ai.

Ai u shpreh se pjesa e dytë e vitit është shumë e rëndësishme edhe për sektorin e gastronomisë, por edhe bizneset tjera, pasi është koha kur edhe diaspora është e pranishme.

“Dasmat të cilat janë anuluar, numërohen mbi 10 mijë ahengje familjare në një kosto prej 100 milionë euro, llogaritur nga 10 mijë euro për një aheng, të njëjtat janë pezulluar për këtë vit, por të njëjtat nuk do të pezullohen për vitin tjetër, sepse po organizohen ahengje familjare edhe në Shqipëri edhe në Mal të Zi. Këto janë jashtëzakonisht shqetësuese për ne”,tha ai.

Tags: gastronometparalamerojneprotestaQeveriashendetesia
ShareTweetShare
Previous Post

U përmend rritja e pagës minimale, OVL-ja e UÇK-së ia kërkon Kurtit edhe rritjen e pensionit të veteranëve

Next Post

Këta janë dy personat e dyshuar për rastin e përdhunimit të një vajze të mitur në Mitrovicë

Next Post

Këta janë dy personat e dyshuar për rastin e përdhunimit të një vajze të mitur në Mitrovicë

Lajmet e fundit

Presidenti Zelensky takohet me Papën: Ejani në Vatikan për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

Presidenti Zelensky takohet me Papën: Ejani në Vatikan për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

18/05/2025
Kjo zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër

Kjo zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër

18/05/2025
Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për fajde, kanosje dhe posedim të narkotikëve, detaje

Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro

18/05/2025
Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

18/05/2025
Zvicër: Policia, me kufizime trafiku për shkak të vizitës së planifikuar të Vjosa Osmanit

Zvicër: Policia, me kufizime trafiku për shkak të vizitës së planifikuar të Vjosa Osmanit

18/05/2025
Qershitë 9 euro kilogrami, Muharremi ndan një moment interesant në market

Qershitë 9 euro kilogrami, Muharremi ndan një moment interesant në market

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Presidenti Zelensky takohet me Papën: Ejani në Vatikan për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

Presidenti Zelensky takohet me Papën: Ejani në Vatikan për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

18/05/2025
Kjo zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër

Kjo zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër

18/05/2025
Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për fajde, kanosje dhe posedim të narkotikëve, detaje

Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.