Pas rritjes së rasteve me COVID-19 në Kosovë, ka filluar të rritet edhe numri i pacientëve të hospitalizuar për shkak të këtij virusi në QKUK dhe spitale, raporton Gazeta Express.
Derisa gjatë ditës së djeshme në QKUK dhe spitale ishin të shtrirë 33 pacientë, sot janë 39.
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës sot janë të shtrirë 14 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv dhe 25 të tjerë post-Covid. Kështu është bërë e ditur nga SHSKUK.
Sipas këtij Shërbimi, me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka të shtrirë asnjë pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 9 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Prizrenit, 1 pacient