Në Klinikat për Covid-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe spitalet e përgjithshme janë në trajtim 81 pacientë me COVID-19.
51 prej tyre siç njofton Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 dhe 30 të tjerë me post-COVID-19.
42 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa një është në mjekim intensiv.
Raporti i plotë i ShSKUK-së:
Bazuar në raportet e datës 18 janar 2021 nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 81 pacientë nga Covid-19. 51 prej tyre të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 30 të tjerë post-Covid-19.
Me oksigjeno-terapi janë 42 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 19 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 6 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë