Si pasojë e tërmetit me magnitudë 5.4 në provincën Java Perëndimore në Indonezi, numri i të vdekurve është rritur në 162, ndërkohë të paktën 700 të tjerë janë plagosur.
Sipas Agjencisë Meteorologjike, Klimatologjike dhe Gjeofizike, tërmeti i pasdites goditi qytetin Cianjur të provincës Java Perëndimore, ndërsa u ndje edhe në kryeqytetin Xhakarta dhe rajone të tjera, shkruan Anadolu.
Më herët, zyrtarët e Agjencisë Kombëtare kundër Fatkeqësive thanë se numri i të vdekurve me gjasë do të rritet.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiye ka shprehur “dhimbjet më të thella” për tërmetin në Indonezi.
“Shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për të afërmit e atyre që humbën jetën, si dhe për popullin mik e vëllazëror dhe për Qeverinë e Indonezisë. Urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit”, tha ministria turke në një deklaratë.