Duhanpirja e rregullt në adoleshencë është rritur. Sipas të dhënave të studimit të fundit të Institutit të Shëndetiti Publik, 4.5% e nxënësve në moshën 15-vjeçare konsumojnë rregullisht cigare.
Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri ka publikuar karahasimin e tre studimeve të kryera mbi “Sjelljet e shëndetshme tek fëmijët e moshës shkollore 11, 13 dhe 15 vjeç” përkatësisht në vitet 2010, 2014 dhe 2018.
Në të tre studimet në vendin tonë vihet re një rritje referuar konsumimit në mënyrë të rregullt të duhanit, nga 1% në vitin 2010 ka shkuar në 1.9% në vitin 2018.
Por nëse mesatarja e konsumit të duhanit në mënyrë të rregullt në adoleshëncë është 1.9%, tek 15 vjeçarët është 4.5%, duke pësuar një rritje në krahasim me moshat 11 dhe 13 vjeç që është më e ulët se 1%.
Ndërsa duke iu referuar gjinisë, dallohet që djemtë kanë përqindje më të lartë të duhanpirjes me 3.1% krahasuar me vajzat e kësaj moshe që është 0.9% .
“Sjelljet e shëndetshme tek fëmijët e moshës shkollore” është një studim me natyrë ndërkombëtare, i Zyrës Rajonale të OBSH-së që përfshin 51 vende pjesëmarrëse në të gjithë Europën dhe Amerikën e Veriut, dhe veç duhanit matet dhe përdorimi i alkoolit dhe kanabisit.
Vendi ynë ashtu si të gjitha vendet e tjera që kanë realizuar studimin paraqet një tendencë në rënie të përdorimit të alkoolit dhe të episodeve të dehjes gjatë gjithë jetës. Kështu nga 14% e 15-vjeçarëve që pranuan se janë dehur të paktën 1 herë në jetë në vitin 2014 në vitin 2018 ka rënë në 10 % numri i tyre.
Edhe trendi i përdorimit të kanabisit në vendin tonë ka ardhur në rënie për fëmijët e moshës shkollore. Pasi nga 5.8% e rreth 4800 nxënësve të moshës 11-15-vjeç, që kanë pranuar se kanë konsumuar hashash në 2014, në 2018 u ul në 5.1%.