GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Rriten konfiskimet e pasurisë, mbetet problem mosshitja e automjeteve të sekuestruara

03/03/2025
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Rriten konfiskimet e pasurisë, mbetet problem mosshitja e automjeteve të sekuestruara
Share on FacebookShare on Twitter

Koordinatori kombëtar për luftimin e krimit ekonomik, Shipqdon Fazliu, ka publikuar raportin tremujor për periudhën tetor-dhjetor 2024, duke evidentuar progres në konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme, raporton Ekonomia Online.

Ky raport u publikua në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës të hënën, ku sipas raportit, gjatë këtij tremujori janë konfiskuar pasuri në vlerë prej 207 mijë euro në 7 raste, ndërsa vlera e pasurive të sekuestruara ka arritur mbi 3,7 milionë euro në 51 raste.

Megjithatë, sipas Shqipdon Fazliut, problem i vazhdueshëm mbetet mosshitja e pasurive të sekuestruara, sidomos automjeteve.

Sipas raportit, disa automjete të sekuestruara qëndrojnë të bllokuara për me shumë se 5-6 vjet, pa u bërë kërkesë për shitje, e kjo sipas tij po shkakton dëme të vazhdueshme në buxhetin e shtetit.

“Në tre mujorin e fundit janë raportuar pasuri të konfiskuara në shumën e 207 mijë euro, në 7 raste, ndërsa vlera e sekuestrimeve për këtë tre mujor e kap vlerën e mbi 3,7 milionë euro pasuri të sekuestruara apo në 51 raste të ndryshme. Kjo është një veçori pozitive… Për dallim nga hera e kaluar, ku nuk kemi pasur as një kërkesë nga PS-ja këtë tremujor janë shfaqur katër kërkesa për shitje… Në gjatë ditëve dhe javëve të kaluara kemi kërkuar nga ana e koordinatorëve lokal që të intensifikohet puna në paraqitjen e kërkesave të tilla, nga përgjigja që kemi pranuar shihet se ka Prokurori dhe prokuror që nuk kanë kthyer fare përgjigje në këtë çështje”.

“Ne e kemi pajisur kryeprokurorin e shtetit  dhe kryesuesin edhe me lista të posaçme të secilës prokurori, ku mund të shihni që ka prokurori dhe prokuror që me tepër se pesë apo gjashtë vite kanë veturat e sekuestruara mirëpo nuk kanë paraqitur kërkesa për shitje. Buxheti i shtetit po vazhdon që të dëmtohet në mënyrë të vazhdueshme me këtë çështje. Tash e tutje mbetet te ju që të vlerësohet një mosveprim i tillë që rezulton në një dështim në kryerjen e funksioneve prokurorial dhe në dëmtimin e buxhetit qoftë të Kosovës, qoftë në paraqitjen e padive nga ana e të pandehurve në rast se do të ju kthehet  vetura pas disa vitesh”, ka thënë ai.

Tags: KonfiskimetpasuriaRritet
ShareTweetShare
Previous Post

Kosova do ta luajë një miqësore me Armeninë në qershor

Next Post

VV po kërkon që fletëvotimet të printuara gabimisht të shpallen të vlefshme, të njëjtën e kishte kërkuar edhe më 2019, ky ishte vendimi i PZAP

Lajmet e fundit

Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

18/05/2025
Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

18/05/2025
Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

18/05/2025
Rama për mbeturinat në Prishtinë: Që nga e hëna shërbimi do të rikthehet në normalitet

Rama për mbeturinat në Prishtinë: Që nga e hëna shërbimi do të rikthehet në normalitet

18/05/2025
OVL-UÇK letër Grenellit për Specialen: U shndërrua në një armë politike, është një gjueti shtrigash

OVL-UÇK letër Grenellit për Specialen: U shndërrua në një armë politike, është një gjueti shtrigash

18/05/2025
Presidenti Zelensky takohet me Papën: Ejani në Vatikan për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

Presidenti Zelensky takohet me Papën: Ejani në Vatikan për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

18/05/2025
Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

18/05/2025
Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.