Të dhënat e Insitutit të Statistikave (INSTAT) bëjnë me dije se nga 1 janari deri në 31 mars janë regjistruar 263 aksidente rrugore në të gjithë Shqipërinë nga 285 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ekspertët vlerësojnë se numri i aksidenteve rrugore është ulur me 7.7 për qind, por ajo cfarë vihet re është së aksidentet e shkatuar si pasojë e sjelljes së këmbësoreve janë rritur me 41.7 për qind. në krahasim me vitin 2022.
Vetëm në muajin mars janë regjistruar 91 aksidente rrugore si pasojë e të cilave janë dëmtuar 118 persona.
Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 30.8 për qind të numrit të aksidenteve gjithsej.
E premtja është dita ku janë regjistruar më shumë aksidente rrugore, përkundrejt të shtunës që ka numrin më të ulët të aksidenteve.