Një person dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një person tjetër në korridorin e një kafiterie, pasi ky i pari refuzonte të dilte nga kafiteria në fjalë. Ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë, mbrëmjen e së hënës.
Lajmi është bërë i ditur në raportin e Policisë, derisa theksohet se sulmuesi, sipas viktimës, nuk ishte pjesë e stafit, shkruan lajmi.net.
“Fsh.Vragoli, Fushë Kosovë 05.12.2021 – 23:00. Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka raportuar se deri sa ka qenë duke pirë në një kafiteri, është udhëzuar të dalë nga lokali por i njëjti ka refuzuar, pasi ka dalë në korridor dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur, i cili sipas ankuesit, nuk ishte staf i lokalit. Viktima ishte i dehur dhe është intervistuar me datën 06.12.2021. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.